Home Sporti Vllaznia bën ...

Vllaznia bën “paqe” me Partizanin, Tirana fiton ndaj Laçit dhe rimerr kreun

132
0

Vllaznia dhe Partizani nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në super duelin e kësaj jave në Superiore.  Ish-lojtari i kuqebluve Da Silva zhbllokoi takimin që në minutën e dytë. Megjithatë Vllaznia reagoi shpejt dhe fitoi një penallti me Malën. Nga pika e bardhë shkoi Bekim Balaj, që gjuajti saktë dhe mposhti Rexhepin, duke rikthyer baraspeshën.

Një gol çlirimi për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, që u rikthye te Vllaznia në janar, por që nuk kishte arritur të dërgonte topin në rrjetë në 6 takimet që kishte luajtur deri tani. Partizani mban vendin e dytë me 41 pikë, ndërsa shkodranët mbeten të katërtin me 37 pikë, 6 pikë larg kreut.

Në “Elbasan Arena”, Tirana përfitoi duke marrë një fitore 3-2 ndaj duke rimarrë kreun e vetme, me 43 pikë. Florent Hasani shënoi dy golat e parë, ndërsa Lulaj në të 45-ën çoi shifrat në 3-0.

Kurbinasit ndryshuan në pjesën e dytë dhe rihapën ndeshjen me Guindo, që ekzekutoi saktë një penallti, ndërsa në shtesë ishte Ujka që shënoi edhe të dytin, por a mundur që të shmangë humbjen.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit