Home Kronike Vrasje në Elb...

Vrasje në Elbasan, 20-vjeçari qëllon me armë zjarri 33-vjeçarin pas një konflikti çasti

283
0

Një 33-vjeçar është vrarë në qytetin e Elbasanit. Viktima është Madrit Ulqinaku, i cili u qëllua me armë zjarri nga një 20-vjeçar. Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:00 pranë stadiumit “Elbasan Arena” në qendër të qytetit.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti mes Ulqinakut dhe një 20-vjeçari. Mësohet se 20-vjeçari K.Sh. e ka qëlluar Ulqinakun me armë zjarri pasi doli nga lokali ku po pinte kafe. Ulqinaku nuk u mbijetoi dot plagëve të marra. R

Policia ka sekuestruar kamerat në zonë, të cilat ndihmuan edhe në identifikimin e autorit, tashmë i shpallur në kërkim. Dyshohet se autori është ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar.

Autoritetet kanë ngritur pika kontrolle në hyrje dhe dalje të Elbasanit, për të bërë të mundur kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të bërë të munduar zbardhjen e plotë të saj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit