Home POLITIKE Xhaçka takon ...

Xhaçka takon ministrat e Gjermanisë, RMV, Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës: Ballkani Perëndimor në BE

49
0

Kriza Rusi-Ukrainë ka mbledhur shtetet në punimet e Konferencës së Sigurisë në Mynih. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përgjatë konferencës ka zhvilluar edhe një takim me ministrat e Jashtëm të Gjermanisë, Annalena Baerbock, të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, të Kosovës, Donika Gërvalla dhe të Bosnje Hercegovinës, Bisera Turkovic.

“Diskutim konstruktiv mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe rolin kyç që Gjermania ka në zhvillimin e rajonit. Mirëpresim të punojmë së bashku duke thelluar më tej bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Gjermanisë”, u shpreh ministrja Xhaçka pas takimit.

Përveç krizës së Ukrainës, në Konferencës e Sigurisë janë diskutuar edhe tema të tjera të rëndësishme si: ndryshimi i klimës, digjitalizimi, konkurrenca e sistemeve mes demokracisë dhe autokracisë etj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit