Home Sporti Ylli Aga: Bro...

Ylli Aga: Broja ndaj Suedisë na bindi se është zgjedhja e parë për sulmin!

55
0

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Ky është mendimi i gazetarit dhe komentatorit, Ylli Aga, i cili deklaroi se me atë që sulmuesi tregoi ndaj Suedisë, përcaktoi njëherë e mirë hierarkinë.

Aga vlerësoi maksimalisht elementë të sulmuesit, si shpejtësia, cilësitë teknike dhe aftësia për të krijuar raste nga hiçi, teksa tha se tashmë gara do të vazhdojë për sulmuesin e dytë.

“Unë mendoj se Broja sot bëri një paraqitje mjaft të mirë, një projeksion për atë që ne shpresojmë dhe presim prej tij në Europian. Për mua, me atë që dha sot, Broja na bindi se është zgjedhja e parë për sulmin e Kombëtares dhe gara duhet të vazhdojë për emrat e tjerë”, u shpreh Ylli Aga.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit