Home KRYESORE Ylli Manjani:...

Ylli Manjani: Vettingu për politikanët që kërkon PD-ja është një mashtrim i madh publik

580
0
Kërkesa e PD-së për gjoja Vetting për politikanët mbetet temë dite. Shumë analistë e quajnë si lojë për të spostuar vëmendjen
nga sherret që ka brenda vetes mes Bashës dhe Berishës.
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komentoi në studion e “Opinion” nismën e Partisë Demokratike për vetting në politikë. Manjani tha ndër të tjera se nga pikëpamja e një shteti demokratik kjo nismë është një spekulim. Manjani tha se është një maskaradë nga pikëpamje kushtetuese, ndonëse seksi në aspektin populist.

“Tema e diskutimit duket seksi për popullin dhe në vetvete nisma është populiste. Nëse duam ta analizojmë juridikisht është një spekulim i madh.

Nëse kriteri është populizmi hajde ta bëjmë, t’i biem dhe e e mbyllim emisionin. Nga pikëpamja e standardit demokratik është një spekulim. Në thelb është një OFL e re që ose do duhet të legalizojë pisllëkun e politikës , që kush e  kalon presupozohet i pastër që në fakt nuk është i pastër. Bile është më e poshtër akoma, sepse tenton të përdorë gjykatën për të legalizuar thashetheme. Duhet t’i bëjmë një fotografi situatës legale ku gjendet shteti. Shteti demokratik funksionon mbi norma. Në shtetin tonë normat kanë dalë nga fuqia dhe bëjmë ligje të posaçme dhe i shmangen të gjitha normave. Ai shtet me ligje të posaçme është shumë afër diktaturës. Pra bëjmë një ligj për iks institucion gjoja e lemë të pavarur, por me pas shtojmë ligje të tjera që bllokojnë ligjin e parë. Këtë po kërkon edhe PD-ja, kur duhet të forcojmë institucionet e të jenë vertetë të pavarura”, tha Manjani.

Me tej ish-ministri i drejtësisë Manjani theksoi se kjo është lojë politike ose me saktë një mashtrim i madh për të fituar pikë në popull sikur selia blu do ndëshkim për politikanët. Ndërkohë kemi ILKPDI, SPAK, etj që kontrollojnë ndaj hajde të forcojmë këto institucione e jo të krijojmë prapë institucione të tjera duke shtuar prapë fonde, insistoi Manjani. Ish-ministri Manjani tha se e gjitha kjo është lojë politike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit