Home Aktualitet Yuri Kim tako...

Yuri Kim takon Ballën e Rushaj: Palët të trajtojnë njëri-tjetrin me respekt

263
0

Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi sot një takim me krerët e grupeve parlamentare të PS e PD, Taulant Ballën dhe Alfred Rushajn. Takimin e ka bërë të ditur vetë ambasadorja Yuri Kim, ndërsa ka postuar edhe foto nga takimi me Ballën dhe Rushajn.

Faleminderit kryetarëve të grupeve parlamentare, Taulant Balla dhe Alfred Rushaj, për takimin e sotëm për të ndarë pikëpamjet mbi prioritetet e tyre përkatëse legjislative.

Është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të diskutojnë dallimet me ndershmëri, të ngrihen mbi përkatësitë partiake kur është e mundur.” shkruan ambasadorja amerikane në Twitter.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit