Home Rajoni Zbulimi i vit...

Zbulimi i vitit, një tunel nëntokësor në Gjykatën e Lartë të Malit të Zi

25
0

Një tunel nëntokësor që lidhet me Gjykatën e Lartë është zbuluar në Mal të Zi. Tuneli është i gjatë të paktën 30 metra dhe lidhej me një godinë aty pranë në rrugën “Njegoseva” në Podgoricë.

Supas autoriteteve malazeze, besohet se ky tunel i nëndheshëm është hapur të paktën për 1 muaj e gjysmë. Mendohet të ketë ndodhur nga fundi i muajit Korrik, kur banesa në bodrumin e pallatit ishte dhënë me qira.

Mediat malazeze raportojnë se disa pistoleta janë zhdukur dhe depoja e Gjykatës së Lartë. Po kështu është konstatuar se janë kontrolluar çështje të shumta që kanë të bëjnë me kreun e një grupi kriminal në Mal të Zi të quajtur Kavaka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit