Home Rajoni Zgjedhjet e s...

Zgjedhjet e së dielës, Kosova vendos kontejner për votimet në veri

34
0

Një kontejner u vendos me sukses në Zubin Potok të Kosovës. Ky objekt do të shërbejë si qendër votimi për zgjedhjet e pjesshme lokale të parakohshme të së dielës. E njëjta praktikë është ndjekur edhe në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmon se përgatitjet janë drejt përfundimit që votimi i 23 prillit të jetë i suksesshëm.

“Për momentin për përgatisim qendrat e votimit që do të hapen për ditën e zgjedhjeve. Në këto katër komunave, ne kemi një total prej 19 qendrash, 6 janë të rregullta dhe 13 janë në qendra alternative që do të mbahen në objekte të tjera në disa lokacione të këtyre katër komunave”, u shpreh Elezi.

Në mbledhjen e fundit të KQZ-së u bë e ditur se në terren janë angazhuar dhe ekipe lëvizëze për të monitoruar procesin zgjedhor, përveç vëzhguesve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit