Home Aktualitet Zgjedhjet lok...

Zgjedhjet lokale, Spahiu plas bombën: Një politikan i lartë socialist do të arrestohet

2253
0

Juristi Kreshnik Spahiu, në një intervistë për ”Euronews Albania”, tha se në prag të zgjedhjeve të 14 majit, një nga socialistët më të lartë në hierarki, do të arrestohet. Me këtë deklaratë ai iu referua intervistës së ambasadores Yuri Kim.

“Në bindjen time do të ketë një arrestim të balancuar, që do të thotë edhe për hir të një balance politike do të ketë arrestim të zyrtarëve të lartë socialistë, por edhe të politikanëve të lartë nga opozita. Unë kam bindjen dhe mendoj se e lexoj mirës mes rreshtave ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”,- tha Spahiu.

Sipas juristit, një nga arsyet pse ambasadorja Kim nuk deklaron një kufi të fundit të mandatit të saj është sepse duhet të përmbyllë një mision.

SPAK-u po heton Berishën dhe Metën, sikurse edhe tre zyrtarë shumë të lartë nga mazhoranca, ku po flitet edhe për një ministre.

Misioni i ambasadores amerikane mbyllet me arrestimet VIP nga të dyja kampet. Atëhere Yuri Kim ikën në SHBA.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit