Home Aktualitet Zj*rri në Lus...

Zj*rri në Lushnje, Brataj: Banorët pa probleme të rënda. Pallatet duhet të kenë dalje emergjence

32
0

Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj thotë se strukturat reaguan në mënyrë të menjëhershme për të shuar flakët që përfshinë qendrën tregtare një ditë më parë në Lushnje, gjë që shkaktoi panik dhe frikë tek banorët që banojnë në ndërtesën shumëkatëshe.

“Sigurisht që përgjigja është e menjëhershme, por edhe e planifikuar që më parë që nga krijimi i Urgjencës Kombëtare. I ka marrë parasysh këto situata, gjë që na ka vënë në provë tërmeti, ngjarja e Lushnjes, në Tiranë, kështuqë shërbimet e emergjencës duhet të jenë reaguese por jo vetëm urgjenca kombëtare por edhe zjarrfikësit, policia dhe shëndetësia. Doja të falenderoja personelin mjekësor të spitalit të Lushnjes, që në kohën zero u vunë në dispozicion të shërbimit, aktivizimin e spitalit të Fierit dhe atë Memorial. U bë aktivizimi i spitalit universitar Nënë Tereza dhe u dërguan tre ekipe me pajisje të sofistikuara për pacientët kritikë që për faktin e mirë nuk ishte e nevojshme. Ishin 23 meshkuj dhe 18 femra, 8 personel zjarrfikës dhe tre fëmijë, që dy dolën menjëherë. Nga të gjithë personat në spital, asnjë nuk është në spital. I fundit është larguar njëri nga zjarrfikësit që thithi tym gjatë punës dhe me infuzion derisa gjendja e tij u bë në rregull”, theksoi Brataj në ”Abc News Albania”.

Ndër të tjera, Brataj theksoi se personat që u dërguan në spital fatmirësisht nuk pësuan lëndime të rënda por më shumë ishin të panikosur. Ai gjithashtu këshilloi që në raste të tilla nuk duhet të përdoret ashensori por shkallët. Brataj theksoi ndër të tjera që pallatet të kenë dalje emergjence.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit