Home Sporti ZYRTARE/ Dani...

ZYRTARE/ Daniele De Rossi merr drejtimin e Romës pas shkarkimit të Mourinhos

102
0

Roma ka gjetur menjëherë pasuesin e Jose Mourinhos, vetëm pak orë nga shkarkimi i portugezit. Bëhet fjalë për Daniele De Rossi, i cili  rikthehet në kryeqytet, në shtëpinë e tij, këtë herë me një rol të ri.

Klubi roman, me anë të një njoftimi për mediat, ka bërë zyrtare afrimin e De Rossit, trajner më të cilin kanë firmos një kontratë deri më 30 qershor 2024. De Rossi është një ikonë e këtij klubi, pasuesi i Tottit me shiritin në krah.

“AS Roma ka kënaqësinë të njoftojë se Daniele De Rossi është emëruar si menaxher i ri teknik i ekipit të parë deri më 30 qershor 2024. Pas 18 vitesh si futbollist i verdhekuqve, De Rossi do të rikthehet në rolin e trajnerit dhe do të debutojë në stolin tonë në ndeshjen e kampionatit kundër Veronës pasditen e së shtunës në Olimpico”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit