Home Aktualitet 2 vite burg, ...

2 vite burg, ja pse Fredi Beleri mund të lirohet në muajin gusht

254
0

Fredi Beleri, kryetari i zgjedhur i Himarës por që nuk është betuar pasi është në burg, mund të dalë nga burgu në gusht të këtij viti. Kështu thotë gazetarja Anila Hoxha, e cila shpjegoi Shkallët e Gjykatës në të cilat po ndiqet Beleri dhe tha se mund të dalë në verë nëse Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin aktual. Greqia është pjesë e kësaj çështje sepse është në krahun e Belerit dhe është ankuar edhe në Bashkimin Europian për këtë pjesë.

“Ata ju drejtuan dhe shteruan një të drejtë kushtetuese sa i takon tre parimeve të shkelura sipas tyre. Ata pretenduan shkelje kushtetuese, ishte mohuar e drejta për tu betuar dhe nuk ishte në porcionin masa e arrestit. Avokatët nuk kanë shkuar në Kushtetuese ndaj dënimit, do duhet të kalojnë edhe dy gjykata të tjerë.

Në Shqipëri procesi i i Belerit ndiqet nga dy avokatët e tij mbrojtës, por është një proces ku nuk ka munguar monitorimi nga Greqia. Pritet t’i drejtohet apelit të Posaçëm, këtë e bënë të qartë edhe avokatët e tij. Ne e dimë që pala greke ka qenë edhe me mesazhe të drejtpërdrejta. Çdo vizitë ishte e dukshme, unë kam kërkuar prononcime për të marrë një përgjigje prej tyre dhe nuk ka ndodhur.

Ata kanë folur shumë lirshëm për mediat greke. Me këtë vuajte dënimi llogaritet një ditë burg, një ditë e gjysmë paraburgim. Nëse lihet fuqi te Gjykata e Apelit, Fredi Beleri përfundon dënimin para muajit gusht, nëse do të lihet ky dënim gjithmonë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit