Home Aktualitet 5 të arrestua...

5 të arrestuar vetëm sot për drogë dhe armë, ministri Balla: Presim më shumë rezultate çdo ditë

30
0

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla vlerëson operacionet e policisë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe luftës kundër narkotikëve, ndërsa u shpreh se presim rezultate çdo ditë.

Balla tha se garantimi i rendit dhe i sigurisë lidhet ngushtësisht me luftën kundër armëmbajtjes pa leje si një burim potencial i krimeve të rënda kundër personit.

“Dy operacionet kombëtare ‘Tempulli’ dhe ‘Sundimi i ligjit’ vijojnë të ndjekin këmba-këmbës shpërndarësit e lëndëve narkotike, poseduesit e armëve pa leje, si dhe ndalimin e shtetasve në kërkim kombëtar e ndërkombëtar”, u shpreh ai.

Balla tha se në Kavajë janë vënë në pranga 4 shtetas dhe është sekuestruar lëndë narkotike kanabis, gati për shpërndarje.

Po ashtu, sipas ministrit, “në Tiranë janë sekuestruar dy armë zjarri e municion luftarak, si dhe është vënë në pranga poseduesi i tyre”. “Presim më shumë rezultate çdo ditë”, theksoi ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit