Home Aktualitet 60% e shqipta...

60% e shqiptarëve nuk përballojnë dot as një javë pushime

46
0

Për shqiptarët edhe një javë pushime në jug është bërë e papërballueshme. 60% e shqiptarëve sipas Barometrit të Ballkanit, një publikim i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, nuk arrijnë të përballojnë as 1 javë pushime larg shtëpisë, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike dhe çmimeve të larta.

Të pyetur, qytetarët thonë se pamundësia për të përballuar pushimet lidhet me përdorimin e parave për shërbime më të domosdoshme.

Në Shqipëri, 25% e të anketuarve shprehen se kishin pasur të paktën një herë gjatë vitit të fundit vështirësi për të paguar faturat për energjinë. Ndërkohë sipas këtij raporti vetëm 39% shqiptarëve kishin mundësi për të bërë pushime një javë larg nga shtëpia, shifër kjo më e ulëta në rajon.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit