Home Aktualitet 9 viktima dhe...

9 viktima dhe 495 raste të reja në 24 orë, ndërron jetë dhe një 30-vjeçar nga Covid-19

152
0

Jetën nga Covid-19 në 24 orët e fundit e kanë humbur 9 pacientë, dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë në mesin e tyre është edhe një 30-vjeçar që nuk ia ka dalë dot mbarë me virusin vdekjeprurës.

”4 qytetarë nga Tirana 30-77 vjeç, 1 qytetar nga Berati 59-vjeç, 1 qytetar nga Lezhë 66-vjeç, 1 qytetar nga Saranda 67-vjeç, 1 qytetar nga Gramshi 77 vjeç, 1 qytetar nga Korça 86-vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Nga 3732 testime, kanë rezultuar pozitivë 495 qytetarë. ”258 qytetarë në Tiranë, 35 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Kamëz, 15 në Durrës, 14 në Shkodër, 12 në Vlorë, 10 në Mallakastër, Gjirokastër, 9 në Krujë, 8 në Lezhë, Patos, Korçë, Elbasan, 7 në Pogradec, 5 në Sarandë, Librazhd, 4 në Malësi e Madhe, Pukë, Vorë, 3 në Has, Libohovë, Kuçovë, 2 në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Konispol, Tepelenë, 1 në Fushë- Arrëz, Kurbin, Kavajë, Rroskovec, Divjakë, Selenicë, Përmet, Poliçan, Belsh”.

Janë 6,562 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Në Spitalet Covid po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 606 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,308 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 495
Të shëruar në 24 orë 606
Të shtruar në spitale 153
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 3732
Testime totale 1,250,052
Raste pozitive 176,667
Raste të shëruara 167,308
Raste Aktive 6,562
Humbje jete 2,797

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3002
Durrës 782
Fier 666
Shkodër 517
Vlorë 257
Elbasan 281
Lezhë 226
Berat 210
Gjirokastër 207
Kukës 154
Korçë 152
Dibër 108

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit