Spanja nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në 45 minutat e para. Një lojë e mërzitshme nga skuadra e Enriques.
Asensio shpërdoroi një mundësi të mirë përballë portierit në minutën e 27-të, por goditja e tij shkoi në rrjetën e jashtme.
Maroku u kundërpërgjigj 5 minuta më pas me një goditje të fortë të Mazraoui, që do të ndalej nga portieri Unai Simon.