Home Sporti Xabi Alonso e...

Xabi Alonso e konfirmon: Ka pasur shumë spekulim, por do vazhdoj te Leverkuseni

29
0

Xabi Alonso ka konfirmuar në një konferencë për shtyp këtë të premte se ai do të mbetet trajneri i Bayern Leverkusen sezonin e ardhshëm, pavarësisht interesimeve të klubeve si Bayern Munich, Real Madrid apo Liverpool.

“Ka pasur shumë spekulime në lidhje me të ardhmen time. Doja të përdorja pushimin ndërkombëtar për të reflektuar dhe marrë një vendim. Javën e kaluar, pata një takim shumë të mirë dhe informova klubin për vendimin tim për të vazhduar të jem trajner i këtij ekipi.

Ky është vendi i duhur për mua për t’u zhvilluar si trajner. Unë jam trajner i ri dhe tani ndjej se ky është vendi i duhur për mua. Lojtarët më kanë dhënë shumë arsye për të vazhduar të besoj në skuadër. E ndjej punën time këtu.

Ky është sezoni im i parë i plotë si trajner. Kam ende shumë gjëra për të provuar. Ndihem i qëndrueshëm në klub dhe me ekipin. Kam ndarë mendimet e mia me lojtarët dhe me drejtuesit.

Duhet të vendosja dhe të merrja vendimin e duhur, më pas ta ndaja me të gjithë. I informova lojtarët këtë mëngjes në bisedën e ekipit. I jam mirënjohës Leverkusenit që beson tek unë”, ka përfunduar Xabi Alonso.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit