Home Aktualitet Abilekaj: Kry...

Abilekaj: Kryeministri ka nën zap shumicën e pronarëve të mediave. U jep tenderime dhe leje ndërtimi, por u poshtëron gazetarët!

492
0

Nga Enton Abilekaj-

Bullizimi i sotem në Konferencen e Shtypit, shpjegon pse Edi Rama e përjashtoi gazetaren Ambrozia Meta. Ai kërkon që çdo gazetar të heshtë kur bullizohet nga Kryeministri, të mësojë nga Kryeministri, të ulë koken kur e fyen Kryeministri.

Për sa kohë redaksitë e televizioneve do të pranojnë shoë-n e turpshem të nëpëkembjes së gazetarëve, me shpresen se do fitojë ndonjë tender apo leje ndërtimi pronari i medias, nuk ka asnjë çudi që një gazetare kurajoze dhe dinjitoze të mos jetë më aty.

Përsa kohë shoqatat e gazetarëve të heshtin, është normale që Edi Rama të intimidojë gazetarët pas çdo pyetjeje të vështirë dhe të përjashtojë atë që nuk pranon të intimidohet.

Përballë një njeriu me pushtet absolut, që kontrollon pronarët e shumicës së mediave, gazetarët duhet te zgjedhin nëse janë pro apo kundër precedentit të përjashtimit te Ambrozias, pro apo kundër nëpërkembjes që Edi Rama, nga karrigia e Kryeministrit u bën gazetarëve. Presioni live është turpi i Edi Rames, heshtja është turpi ynë!/Enton Abilekaj/

Sharlatanizëm dhe frikë

Nga Basir Çollaku-

Kur Kryeministri nuk lejon gazetaren Ambrozia Meta të pyesë dhe “ndëshkon” atë, atëhere çdo gazetar pjesëmarres duhet të heqë kamerat dhe të largohej nga konferenca, bashkë me kolegen. Në të kundërt janë punonjës të Ramës. Shefat e tyre sigurisht. Por edhe ata duhej të bënin një gjest.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit