Home Aktualitet Abuzoi me vaj...

Abuzoi me vajzën e shokut, arrestohet 55-vjeçari. 11-vjeçarja është rëndë në spital

4178
0

Një tjetër vajzë e mitur, e moshës 12-vjeç është abuzuar seksualisht. 55-vjeçari pedofil, Astrit Terolli ka abuzuar seksualisht me vajzën e mikut të tij. Të dyja familjet jetonin me qira në Tiranë.

Terolli i ka shkuar për vizitë në banesë shokut të tij, po aty ka gjetur të vetme vajzën e mikut të tij. 55-vjeçari ka abuzuar me të voglën e cila u ka treguar prindërve për këtë ngjarje të rëndë, sapo ata kanë mbërritur në shtëpi.

Ekspertiza e bërë nga mjekët ka vërtetuar pretendimet e vajzës dhe 55-vjeçari është vënë në pranga. E vogla është në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit