Home Aktualitet Arrestimi i “...

Arrestimi i “Ujkut të Cërrikut”, Murrizi: Show, ujqërit e vërtetë janë të paprekshëm

38
0

Operacioni “Tempulli” vuri në pranga edhe Saimir Rexhepin, i njohur ndryshe me pseudonimin “Ujku i Cërrikut”. Duke komentuar aksionin policor, ish-deputeti Myslim Murrizi shkruan se askujt nuk i duhet një “show mediatik kur ujqërit e vërtetë që furnizojnë Shqipërinë dhe Europën me tonelata dhe kontejner bananesh janë të paprekshëm dhe emërojnë drejtues policie, doganash e porti”.

Postimi i plotë

Mega operacioni “Tempulli” e ka marrë emrin pikërisht pse është arrestuar “padrinoja” i tempullit, Ujku i Cërrikut. Shumë mirë bëjnë që goditën shpërndarësit ordinerë, por po nuk u mbyll burimi nga vjen ky mall e gjitha është propagandë hipokrite. Si ka mundësi që arrestohet me filmim “Ujku” i Cërrikut dhe për çudi asnjëherë nuk ndalohet një nga pronarët që importojnë banane, por që arkat mbushen me kokainë??

E çfarë “sekreti” qenka që nuk bëhen publikë emrat dhe vendbanimet e këtyre të arrestuarve, si dhe me çfarë sasie konkrete droge janë kapur? Sepse po kanë patur më pak sesa 3 vazot e “provës “së Encës në ballkon, atëherë gjykata do t’i lirojë të gjithë deri të hënën.

E për çfarë dhe kujt i duhej ky show mediatik me “Ujkun” e Cërrikut, kur ujqërit e vërtetë që furnizojnë Shqipërinë dhe Europën me tonelata dhe kontejner bananesh janë të paprekshëm dhe emërojnë drejtues policie, doganash e porti.

Nga njëra anë është gati amnistia për 500-600 të burgosur për vepra afërsisht të tilla, dhe nga ana tjetër duket si aksion për të realizuar planin. Dyshoj shumë që do jenë arrestuar se mos ju kanë prishur tregun ujqërve të drogës që janë të lidhur me qentë e politikës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit