Home Rajoni Arrihet pragu...

Arrihet pragu i daljes së qytetarëve në votim që zgjedhjet presidenciale të cilësohen të vlefshme

18
0

Është arritur pragu i nevojshëm i daljes së qytetarëve në votim që zgjedhjet presidenciale në vend të cilësohen të vlefshme. Konfirmimi vjen nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut.

Sipas KSHZ, deri në orën 17:30, pjesëmarrja në votime është 42,32 %. Kutitë e votimit në 3840 vendvotime u hapën në orën 07:00 e do të mbyllen në 19:00, ndërsa të drejtën e votës e kanë mbi 1.8 milionë votues, të cilët do votojnë për 17 parti politike dhe koalicione.

Në garë për zgjedhjet presidenciale janë Stevo Pendarovski nga koalicioni i LSDM-së dhe Gordana Siljanovska-Davkova nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së. Në raundin e parë, Davkova i fitoi 363.000 vota, apo 40 për qind, ndërsa kundërshtari i saj Pendarovski rreth 180.000 vota, apo 19 për qind.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit