Home POLITIKE Artan Fuga: Q...

Artan Fuga: Qeveria duhet të ishte në Krujë, po deputetët e opozitës ç’më rrinë në kolltuqe të ngrohtë

88
0

500 qytetarë në Krujë përfunduan në spital pasi u helmuan nga uji i pijshëm. Akademiku Artan Fuga thotë se qeveria duhet të ishte në Krujë e të merrte masa urgjente. Po ashtu ai kritikon edhe opozitën, ku thotë se deputetët duhet të ishin atje e jo në kolltuqe të ngrohtë.

”Kemi helmim masiv të popullsisë. Ujësjellësi i Krujës jep njoftime, a thua se është në retë e Salisalltikut, kur duhet të ishte vendosur para akuzës. A e kontrollojnë cilësinë e ujit çdo orë, apo varja? Krutanë hesapi, le të helmohen! Turp! Unë pres që prokuroria të akuzojë ujësjellësin për helmim masiv të popullsisë! Çfarë faktesh pret të mbledhi? Faktet janë brenda në spital”,-shkruan në facebook.

Postimi i plotë

Kush e helmoi popullin e Krujës? Çfarë bëhet? Njoftohet se 500 të shtruar në spital me helmim në Krujë. Dhe mediat nuk çojnë gazetarët të investigojë dhe të raportojë nga Kruja. A thua se duhet të shkojë në Kazakistan. Krujë, o Krujë është, një vrap pele larg nga kali i Skënderbeut në Tiranë.

Të na raportojnë live nga terreni, familje më familje, nga spitali, nga ujësjellësi. Kush u helmua, me çfarë kurohen, si është gjendja në spital, cilat lagje janë prekur? Raportojnë nga studiot hipur në majë tavolinash! Në vend të kësaj merren gjithë ditën se çfarë i tha kryetari i komisionit drejtoreshës së administratës të Kuvendit! Dola jashtë! Nuk dal! Mos dill Do dal! Po turp mo nuk kemi!

Gjithë qeveria duhet të ishte në Krujë sot! Kërkim ndjese dhe marrje masash urgjente. Kemi helmim masiv të popullsisë. Ndoshta edhe me dashje. Ujësjellësi i Krujës jep njoftime, a thua se është në retë e Salisalltikut, kur duhet të ishte vendosur para akuzës! Menjëherë. A e kontrollojnë cilësinë e ujit çdo orë, apo varja?

Krutanë hesapi, le të helmohen! Turp! Unë pres që prokuroria të akuzojë ujësjellësin për helmim masiv të popullsisë! Çfarë faktesh pret të mbledhi? Faktet janë brenda në spital!

Mirë qeveria asht n’gjum or tej, po deputetët e opozitës ç’më rrinë në kolltuqe të ngrohtë në vend të zaptojnë bashkinë e Krujës dhe ujësjellësin për ta tundur atë vend! Hajde opozitë, hajde! Apo merren me kalin e ngordhur të zgjedhjeve të 25 prillit të njohura nga partnerët ndërkombëtarë! Paskan bërë zbulimin e madh se zgjedhje qenkan të parregullta meqë nuk votuan emigrantët! Çfarë komedie! Helmim masiv.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit