Home Aktualitet Atentati në L...

Atentati në Lezhë, del fotoja e Nikolin Lekstakajt, 42-vjeçari u qëll*a kur doli nga marketi

24
0

Nikolin Lekstakaj u qëllua me breshëri plumbash në fshatin Balldren të Lezhës, teksa po dilte nga ambientet e një marketi të vogël. Pista e parë për policinë është hasmëria, pasi dyshohet se 42-vjeçari është vrarë për të marrë hakun e vrasjes së 51-vjeçarit Ardian Nikulaj në Shëngjin, më 19 prill fiks 3 muaj më parë.

Dy autorët e maskuar kishin organizuar një atentat të mirëfilltë mafioz dhe e kishin vëzhguar viktimën hap pas hapi, edhe pse lëvizjet e këtij të fundit ishin të rralla në Lezhë. Viktima u qëllua me breshëri plumbash nga një mjet me xhama të zinj në lëvizje.

Gjatë këtij momenti, autorët kanë thyer edhe xhamin e makinës për të qëlluar shënjestrën dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Atentati ndodhi jo shumë larg shtëpisë së viktimës, që ndodhet po në territorin e fshatit Balldre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit