Home Aktualitet Bandat bëjnë ...

Bandat bëjnë ligjin, Policia e Elbasanit tregon forcën (VIDEO)

213
0

Vrasje, ekzekutim, atentat, banda, hakëmarrje etj, janë fjalët që përshkruajnë situatën ku ndodhet Elbasani. Qyteti prej vitesh është në dorën e të fortëve, që vrasin e godasin nën syin e Policisë.

Përmes një video të postuar në Facebook, shefi i rendit në drejtorinë e policisë së Elbasanit, Armand Muça ka treguar stërvitjen e policisë brenda ambienteve të stadiumit të qytetit. Ai duket në video së bashku me disa kolegë të tjerë dhe janë duke bërë pompa, ku disa prej tyre madje po i bëjnë edhe më një dorë.

Kujtojmë se pak ditë më parë u vranë dy persona pranë Bradasheshit, në afërsi të një karburanti, vrasje kjo që është në vazhdën e shumë të tjerave të ndodhura në qytet, madje edhe në të njëjtin vend.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit