Home Sporti Barcelona shm...

Barcelona shmang humbjen në “frymën e fundit” ndaj Granada-s (VIDEO)

232
0

Barcelona ka arritur që të shmangë humbjen e parë sezonale, duke barazuar 1-1 në shtëpi ndaj Granada-s. Ndeshja nisi në malore për blaugranat që u gjendën në disavantazh pas vetëm 1 minute e 30 sekondash.

Duarte e dërgoi topin në kuadrat pas një krosimi nga krahu i majtë. Barcelona kërkoi me ngulm golin e barazimit duke krijuar shanse shënimi. Portieri Maximiano ishte në formë fantastike me një super pritje në fundin e pjesës së parë.

Depay ndërkohë nuk arriti që të konkretizonte një veprim të bukur akrobatik në fillimin e pjesës së dytë. Në fundin e kohës së rregullt, Araujo është në kohën dhe në vendin e duhur për ta shtyrë topin në rrjetë me kokë. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit