Home POLITIKE Basha në SHBA...

Basha në SHBA, nuk e arreston njeri!

715
0

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në SHBA dhe kështu u jep përgjigje indirekte akuzave se ai nuk mund të udhëtojë në këtë vend.

Në fotot që po qarkullojnë në rrjete sociale, Basha shfaqet pranë Presidentes së BERZH-it, Renaud-Basso në Qendrën Amerikane për Studime Strategjike.

Pak muaj më parë, Lulzim Basha mori një ftesë publike nga Gabriel Escobar, Sekretar i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike. Por nuk dihet nëse Basha ka udhëtuar drejt SHBA-së me ftesë të Escobar.

Kjo është vizita e parë e tij në SHBA, pas një kohe të gjatë dhe situatës së shkaktuar në PD-së.

Deri tani Berisha ka thënë se Lulzim Basha nuk mund të udhëtojë në SHBA se ka probleme me drejtësinë amerikane, por kjo foto rrëzon akuzat ndaj tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit