Home Aktualitet Basketbollist...

Basketbollistet afgane që sfiduan talibanët rrëfejnë jetën në Shqipëri

153
0

Lotët e 29-vjeçares Malalai Anëari, ndërsa këndohej himni i shtetit Afgan, tregojnë dhimbjen dhe vuajtjet e një populli që është detyruar të braktisë vendin e vet për shkak të luftës.

Ajo ishte një pedagoge në Afganistan dhe lojtare e ekipit kombëtar të basketbollit. Çdo gjë u pre në mes me rënien e këtij shteti në duart e talibanëve. Si shumë Afganë të tjerë, 29-vjeçarja prej pak muajsh ndodhet e akomoduar në qytetin e Shëngjinit.

Ajo dhe një pjesë e shoqeve të saj të ekipit të basketbollit ishin në Shkodër, në një ndeshje miqësore me vajzat e Vllaznisë, në kuadër të aktiviteteve të pagëzuara “Vendi mikpritës”.

Kanë lënë familjen atje në një situatë aspak të mirë politiko-ekonomike dhe ku siguria për jetën mungon. Organizimi erdhi në kuadër të një vizite që zhvilluan pak ditë më parë në Shkodër një grup afganësh që janë akomoduar në Shqipëri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit