Home Aktualitet Berisha nuk s...

Berisha nuk shkon në SPAK, sipas vendimit të gjykatës së posaçme

66
0

Këtë të hënë, Sali Berisha duhet të paraqitet para oficeres së policisë gjyqësore, sipas vendimit të gjykatës së posaçme.

Por ai ka deklaruar se nuk e njeh këtë vendim antikushtetues dhe nuk do të paraqitet.

Sipas nenit 231 të Kodit të Procedurës Penale, në rastet kur ka shkelje të masave të sigurimit, gjykata mund të vendosë një masë tjetër me të rëndë. “1. Në rast shkelje të detyrimeve që lidhen me një masë sigurimi, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë tjetër më të rëndë, duke mbajtur parasysh rëndësinë, motivet dhe rrethanat e shkeljes. Për shkeljen e detyrimeve që lidhen me një masë ndaluese, gjykata mund të vendosë zëvendësimin ose bashkimin me një masë shtrënguese”, thuhet në nenin 231 të Kodit të Procedurës Penale.

Pra ka dy mënyra që të zbatohet vendimi i gjykatës; e shoqerojnë me forcë me polici ose gjykata merr vendim duke e dërguar në arrest shtëpie.

Informacionet janë se do të vendosin arrest shtëpie.

Një rrugë e dy punë; edhe zbatojnë vendimin e gjykatës, por edhe nuk e lejojnë të dalë nga shtëpia që të merret me PD.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit