Home Sporti Berisha rikth...

Berisha rikthehet sërish në Seria A, pranë akordit me …

18
0

Etrit Berisha me shumë mundësi do ta shohim sërish në elitën e futbollit italian duke filluar nga sezoni i ri.Torino është klubi i interesuar për 32-vjeçarin, i cili ka shkëlqyer për SPAL në sezonin e shkuar, duke qenë një nga pikat më të forta.

Torino është gati që të mbyllë marrëveshjen, teksa portieri shqiptar pritet  të zërë vendin e Salvatore Sirigu. Ish-portieri i PSG ka mosmarrëveshje me drejtuesit dhe zgjedhur të largohet, pavarësisht se mbyll kontratën sezonin e ardhshëm.

Për Berishën interesohen edhe Monza e Berlusconit dhe Parma, por një rikthim në Seria A është opsioni më i mirë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit