Home Rajoni Blerja e dron...

Blerja e dronëve nga Kosova, reagon KFOR: Kemi autoritetin kryesor për hapësirën ajrore mbi Kosovë

30
0

Misioni i NATO-s në Kosovë (KFOR) ka reaguar pasi kryeministri Kurti konfirmoi blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqia. KFOR-i thotë edhe se misioni ka autoritetin kryesor për hapësirën ajrore mbi Kosovë.

“Lidhur me përdorimin e të gjitha kategorive të dronëve dhe kufizimet përkatëse, duke përfshirë Bayraktar TB-2, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) të vitit 1999, Komandanti i Forcave të Kosovës (KFOR) ka autoritetin kryesor për hapësirën ajrore mbi Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Një ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar blerjen e dronëve Bayraktar TB-2 nga Turqia, të cilat do të përdoren për të rritur sigurinë në Kosovë. Po ashtu KFOR thotë se pret që institucionet në Kosovë të sigurojnë koordinim dhe të respektojnë procedurat ekzistuese.

“Hapësira e sipërme ajrore e Kosovës mund të përdoret vetëm për të fluturuar mbi Kosovën nga një vend në tjetrin përmes fluturimeve komerciale; hapësira e poshtme ajrore mund të përdoret për nevoja specifike, rast pas rasti dhe sipas autorizimit të mëparshëm nga komandanti i KFOR-it. Presim që institucionet në Kosovë të sigurojnë koordinim dhe të respektojnë procedurat ekzistuese”, thuhet në komunikatë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit