Home Sporti Çmenden tifoz...

Çmenden tifozët e United, Ronaldo ndaj Atalantës luajti dhe si mbrojtës (VIDEO)

275
0

Nëse Old Trafford është Teatri i Ëndrrave, Cristiano Ronaldo është shpresa e madhe për tifozët e United. Sulmuesi portugez është njeriu që zgjidh problemet dhe situatat e vështira. Sa më shumë rritet niveli i ndeshjeve, aq më shumë CR7 bëhet protagonist.

Që pas rikthimit te United, Ronaldo ka shënuar 6 gola në 8 ndeshje, duke qenë protagonist në të 3 ndeshjet e Championsit në këtë sezon. Aftësia për të qenë vendimtar në zonën e kundërshtarëve është diçka e njohur tashmë, por kundër Atalantës Ronaldo sakrifikoi shumë dhe në fazën mbrojtëse për të arritur rezultatin e dëshiruar.

Në video shpjeguese pas ndeshjes, shihen disa vrapime fantastike të Ronaldos sa ai përket shpejtësisë dhe freskisë që tregon. Ai ndihmoi ekipin në fazën mbrojtëse. Mosha duket thjeshtë një numër për portugezin, i cili po jep gjithçka në fushën e lojës. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit