Home Aktualitet Covid-19 si g...

Covid-19 si gripi sezonal, ekspertët: Mund të kthehet si virozë

136
0

Varianti “Omicron” i Covid-19 mund të jetë lajmëtar se pandemia është drejt fundit të saj. Ndër mutacionet, gjatë dy viteve, ky rezulton të jetë më pak i rrezikshmi.

Mjekët thonë se simptomat që shkakton janë të lehta madje dhe koha e shërimit është më e shpejtë. Sipas ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, Covid-19 po e humbet fuqinë dhe në muajt e ardhshëm mund të ketë sjelljen e gripit sezonal.

Të rinjtë janë ata që nuk po tregojnë shumë interes ndaj vaksinimit dhe sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik rezulton se janë vaksinuar me dy doza vetëm 25% e grupmoshës 18-24 vjeç.

Dominimi i variantit të ri, që përcillet shumë më shpejt nga një person te tjetri, ka sjellë një rritje shqetësuese të infektimeve. Vetëm në dy javët e para janë prekur mbi 20 mijë persona ndërsa 48 të tjerë kanë humbur jetën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit