Home Aktualitet “Çunat e Lond...

“Çunat e Londrës”, lumë parash drejt Shqipërisë

56
0

Shqipëria jo vetëm pati një sezon rekord, por i tillë është edhe raporti me paratë. Paratë që sjellin emigrantët në Shqipëri kanë shënuar një rekord historik, të paktën që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat nga Banka e Shqipërisë.

Në 6-mujorin e parë të vitit, remitancat arritën në 444 milionë euro, me një rritje prej 18% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat e tjera të Eurostat tregojnë se popullsia shqiptare që jeton jashtë vendit sa vjen e po rritet, çka po mban në këmbë dhe remitancat. Sipas Eurostat, në vitin 2022 rreth 74 mijë shtetas shqiptarë morën leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve është rritur me 34%.

Që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat më të hershme të Eurostat, vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë gjithsej 832 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë.

Kjo shifër është gati sa një e treta e popullsisë që raportohet se jeton në Shqipëri. Censi që do zhvillohet këtë vit do e tregojë saktë numrin e personave që kanë mbetur në vend.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit