Home Sporti Boterori i Katarit Depay ëndërro...

Depay ëndërron dhe rikujton “perlën” e Bergkamp në 1998 ndaj Argjentinës: Ishte magjik! (VIDEO)

60
0

Memphis Depay është gati për super duelin ndaj Argjentinës, ndërkohë që ëndërron një gol spektakolar si ai i Denis Bergkampit në çerekfinalen e “Francë 1998”.

Kryevepra e ish-sulmuesit të Arsenalit nuk do të harrohet kurrë për shkak të mënyrës shumë të bukur të ekzekutimit. Kundërshtar në atë kohë ishte pikërisht Argjentina dhe dueli luhej në Francë në vitin 1998.

“Ai ishte një moment magjik për të gjithë vendin. Çfarë goli! Të gjithë e mbajnë mend. Por sigurisht që kjo ndeshje do të fitohet nga momente si ai. Në 2014-ën unë nuk luajta kundër tyre. Kishte shumë tension.

Të gjithë kanë teknikën e tyre, por rëndësi ka të ushtrohesh sa më mirë që të jetë e mundur. Unë nuk kam goditur kurrë një penallti pas 120 minutash, por jam gati. Gjithsesi, shpresojmë ta fitojmë brenda 90 minutave”, deklaroi Depay.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit