Home Aktualitet Dështimi i ra...

Dështimi i raundit të parë për Presidentin/ Balla: Opozitës ia kemi bërë ofertën, të vijë me emra

39
0

Sot në Kuvend dështoi raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit, sepse nuk kishte asnjë kandidat. Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha se askush nuk mund t’i heqë të drejtën opozitës të propozojë, ndërsa shtoi se mazhoranca është e gatshme të ulet dhe të dëgjojë opozitën.

”President konsensual është që opozita të vijë me propozime. Kuvendi i Shqipërisë ka katër Grupe Parlamentare dhe këto duhet të dialogojnë mes njëri-tjetrit.

Me zonjën Doda, Idrizi dhe Avdullai nga njëri grup parlamentar, kemi biseduar dhe me zotin Mediu dhe Duka, ku kemi rënë dakord që të gjithë palët kanë të drejtë të propozojmë. 

Si do të biem dakord pa e dëgjuar, kemi marrë një copë letër që i vendos kusht shumicës që nuk ke të drejtë të propozosh, ne mendojmë që këtë të drejtë PS nuk ja heq askush”, tha Balla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit