Home Sporti Dortmundi fit...

Dortmundi fiton me Poker ndaj Hertha Berlin, arrin Bayernin në krye (VIDEO)

62
0

Borussia Dortmund nuk ka ndërmend që të ndalet, duke marrë një tjetër fitore 4-1 ndaj Hertha Berlin në duelin e luajtur në “Signal Iduna Park”.

Skuadra e Terzic regjistroi fitoren e tetë në po kaq ndeshje të luajtura në vitin 2023, përfshirë edhe Champions League e Kupën e Gjermanisë.

Karim Adeyemi zhbllokoi takimin me një gol me finte. Më pas dhuroi asistin e golit të Malen, por në fundin e pjesës së parë u dëmtua dhe u largua nga fusha.

Pjesa e dytë nisi me golin e Herthas. Francezi Lucas Tousart rihapi ndeshjen, por Marco Reus e thelloi sërish 15 minuta përpara fundit. “Pokeri” i gola ve u vulos nga Julian Brandt në minutën e fundit.

Dortmundi është ngjitur në kuotën e 43 pikëve në krye të renditjes, po aq sa numërojnë Bayern Munchen dhe Union Berlin.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit