Home Aktualitet ”Dy anë...

”Dy anët e medaljes së vizitës së Blinken”, gazetari Veliu: Pas disa muajsh do dalë e vërteta

463
0

Vizita e Antony Blinken ka dy anë të medaljes, sipas gazetarit Muhamed Veliu. Në një lidhje direkte për “Top Story”, Veliu tregoi prapaskenat e vizitës tetë orëshe të Blinkenit.

“Edhe kjo vizitë i kishte të dyja anët e medaljes. Atë që u deklarua, qëndrimet e mbajtura dhe ana e panjohu për të cilën do të mësojmë 3 apo 6 muaj më vonë, se cila ishte arsyeja e vërtetë pse Blinken vizitoi Tiranën. Kur në Shqipëri ka ardhur Clinton, një nga çështjet e diskutuara ishte ajo e strehimit të muxhehedinëve. Nëse në fillim u strehuan 200 muxhahedinë, pastaj erdhën të gjithë”, u shpreh ai.

Sipas gazetarit, primare mbetet vlerësimi i Shqipërisë për rolin e saj paqeruajtës, në një kohë kur influencat ruse janë prezentë. Në SHBA, Shqipëria shihet si faktor stabiliteti.

I pyetur nga autorja dhe moderatorja, Grida Duma, nëse gazetarët kishin një udhëzim mbi pyetjet që duhet të bënin, gazetari tha se “ishte dakordësuar që të bëheshin dy pyetje nga gazetarë shqiptarë dhe dy pyetje nga gazetarë amerikanë, por ishim të lirë të bënim pyetjet tona”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit