Home Sporti Boterori i Katarit E KRYER/ Zbul...

E KRYER/ Zbulohet klubi i ri i Ronaldos, mungon vetëm firma nga portugezi

1471
0

Telenovelës për të ardhmen e Cristiano Ronaldos po i vjen fundi. Sipas gazetës spanjolle gazetës “AS”, tashmë nuk ka më dyshime: CR7 do të luajë te Al Nassr.

Burime nga klubi arab bëjnë të ditur se gjithçka është e kryer pas një takimi mes përfaqësuesve të lojtarit dhe drejtuesve të klubit. Nuk ka të dhëna të sakta për pagën, por nuk do të kalojë shifrën e 200 milionë eurove në sezon. Fanella me numrin 7 është gati për të.

Në ditët në vijim, do të përcaktohen dhe detajet e pagës. Marca shkon më tej, duke shkruar se marrëveshja mund të zyrtarizohet në orët e ardhshme, me Cristianon që është gati për të udhëtuar në Riad.

Ylli portugez është gati për aventurën në Arabinë Saudite deri në vitin 2030: dy vjet e gjysmë si lojtar, siç u përmend, dhe pesë të tjerë si ambasador i vendit që është kandidat për organizimin e Kupës së Botës 2030, e cila mund të zhvillohet së bashku me Greqinë dhe Egjiptin. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit