Home KRYESORE E pa dëgjuar ...

E pa dëgjuar në dy shekuj e kusur, ish-Presidenti amerikan në gjykatë me forcë!

1349
0

Ajo që po ndodh me ish-presidentin e SHBA, Donald Trump, ku pritet të arrestohet pasi Juria e Madhe dhe prokurori Bragg kanë ngritur akuza penale ndaj tij pas padisë së një aktoreje pornostare; mbetet një gjë e pa dëgjuar në histori.

Prokurorët thanë këtë pasdite në New York se po punojnë për të koordinuar dorëzimin e zotit Trump, gjë që mund të ndodhë në fillim të javës së ardhshme. Ekspertet thonë se pritet të zhvillohet një seancë e shkurtër, ku ai do të njihet me akuzat, do t’i merren shenjat e gishtrinjëve, do të fotografohet dhe më pas të lirohet.

Ende nuk dihet nëse gjykatësi do t’i pranojë si të vlefshme akuzat penale të Prokurorit Bragg, për të zhvilluar një proces gjyqësor, apo do t’i hedhë ato poshtë. Në kushtet kur bëhet fjalë për një ish-president, autoritetet po marrin masa sigurie në Nju Jork, për të shmangur çdo lloj incidenti.

Ekspertët kushtetues thonë se pavarësisht ngritjes së akuzave penale, kjo nuk do ta ndalojë zotin Trump të kandidojë për president, madje edhe në rast dënimi të tij, thonë ata, ai do ta merrte sërish detyrën, nëse fitonte.

Kjo që po ndodh në SHBA është kryelajm botëror, pasi flitet për ish-njeriun më të fuqishëm të planetit TOKE. Por edhe që mund të jetë prapë President në 2024.

Autoritetet i frikësohen një konflikti me përkrahësit e tij të shumtë.

Asnjëherë, qëkur u krijua SHBA, nuk ka patur hetim penal ndaj një ish-presidenti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit