Home Aktualitet Emigrantët sh...

Emigrantët shqiptarë kthehen pas Pashkëve në Greqi. Fluks i madh lëvizjesh në Kapshticë e Kakavijë

34
0

Festa e Pashkëve ka shtuar fluksin e lëvizjeve në Kakavijë. Pasi festuan Pashkët emigrantët kthehen në Greqi ku jetojnë dhe punojnë.

Në pikën kufitare Kakavijë pasur një fluks të shtuar të lëvizjeve në dalje. Sakaq lëvizja ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur vonesa apo radhë në të dy anët e kufirit.

Gjithashtu edhe në Pikën Kufitare Kapshticë ka pasur një fluks të lartë të lëvizjeve. Pala shqiptare ka punuar me sportele maksimale duke bërë të mundur që lëvizja të jetë pa vonesa.

Ndërkohë në hyrje të Shqipërisë vihet re një numër më i ulët në krahasim me daljet, ku fluksi është më i lartë pasi emigrantët largohen në shtetin fqinj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit