Home Bota Epoka e 34-vj...

Epoka e 34-vjeçarit, Karim Benzema fiton ”Topin e Artë”

214
0

Lojtari i vitit shpallet 34-vjeçari Karim Benzema, ylli i Real Madrid. Cristiano Ronaldo është i 20 në botë sa i takon sezonit 2021-22. Sulmuesi ia doli të shënojë 42 gola sezonin e shkuar, duke fituar çdo gjë të mundshme me Galaktikët. Sukseset e njëpasnjëhme dhe rëndësia e tij për ekipin ka bërë që “France Football” me organizatorët të shpallnin francezin si lojtarin e vitit 2022.

Mediet franceze bëjne me dije se shuma që do përfitojë Benzema nga trofeu është afërsisht 1 milionë euro. Në pamje të parë duket një shumë simbolike, në krahasim me pagën e tij te Real Madrid dhe përfitimet nga sponsorët.

Vëmendje ka marrë edhe veshja e tij. Sulmuesi i Real Madrid ka zgjedhur që të rikrijojë pamjen e reperit më të njohur të të gjitha kohërave, Tupac Shakur.

Benzema kishte zgjedhur një kostum të zi, të shoqëruar me një papion me butona, njësoj sic kishte bërë reperi Tupac në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore. Edhe aksesori që kishte zgjedhur ishte i njëjtë me atë të artistit amerikan, një palë syze me skelet floriri.

Disa nga çmimet

Lojtari i ri më i mirë: Gavi
Çmimi “Socrates” për futbollistin më social: Sadio Mane
Topi i Artë për femrat – Alexia Putellas, futbollistja e Barcelonës
Çmimi “Gerd Muller” – Robert Lewandowski
Portieri më i mirë i sezonit – Thibaut Courtois, Real Madrid
Klubi i vitit – Manchester City

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit