Home Aktualitet Erion Veliaj ...

Erion Veliaj dhe Mirela Kumbaro mbjellin pemë te zona e Shëngjergjit

240
0

Erion Veliaj me pjestarë të bashkisë dhe qeverisë, ku ishte edhe ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, mbollen pemë në Shëngjergj. Plani, duke filluar nga sot, mbetet që 10 mijë pemë do të mbillen në Shëngjergj.

Pas kësaj dite të bukur nga zona e Shëngjergjit, Veliaj shkruan: “10 mijë fidanë akacie për 101-vjetorin e Shërbimit Pyjor Shqiptar.

Shumë i lumtur që çdo ditë Tirana është më e gjelbërt  dhe akoma më i lumtur që shoh fëmijë të vegjël që mbjellin te kopshti, te çerdhja, te shkolla, poshtë pallatit, në lagje apo te bahçja. Bashkë kemi fuqinë e transformimit.”- përfundon Veliaj.

Sot ishte dita e parë e kësaj nisme, që do të vazhdojë në ditët në vijim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit