Home Aktualitet Ervin Salianj...

Ervin Salianji: Fitore e plotë e opozitës në Kavajë!

542
0

Nga: Ervin Salianji

Qytetarët e Kavajës përveç kryetarit i japin shumicën në këshillin bashkiak opozitës! Kavaja i rezistoi presionit dhe dhunës! Gjithë administrata publike, çdo agjenci, drejtori e qeverisë por dhe institucione të pavarura si prokurorë, gjyqtarë apo njerëz të shërbimeve ishin në Kavajë për javë me radhë për të trysnuar, joshur apo kërcënuar votuesit!

Nga të dhënat e shtabeve tona, por dhe informacionet nga kundërshtari politik thuajse 2150 votues u sollën nga emigracioni duke ju paguar biletat për të votuar Partinë Socialiste!

Dhjetëra mercenarë apo persona të grupeve kriminale u paguan dhe u sollën në Kavajë për të kërcënuar votuesit! Rasti qe po ju tregoj në foton poshtë është incidenti i raportuar ku personalisht pata përplasje para qëndrës së votimit 2174 “Bizhdili”.

Persona me armë dhe me hekura qëndronin afër qendrave të votimit për të krijuar klimë frike dhe terrori! Policia as nuk pati guximin të ndërhynte paçka denoncimit. Strukturat tona ia dolën me një fushatë të jashtëzakonshme, me shpenzime minimale, me buxhet thuajse inekzistent por me vendosmëri maksimale për ti rikthyer bashkinë qytetarëve. Zgjedhjet nuk ishin të lira, të ndershme dhe të barabarta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit