Home Aktualitet Evis Kushi: M...

Evis Kushi: Maturantët që duan të studiojnë për mjekësi do i nënshtrohen një provimi shtesë

133
0

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar që nga viti i kaluar maturantët që duan të studiojnë degën e Mjekësisë së Përgjithshme në universitet do t’i nënshtrohen një testimi shtesë në formë elektronike.

Kemi vendosur që për provimet e maturës në programin mjekësi e përgjithshme maturantët të kemi edhe një provim shtesë i cili rrit edhe më shumë meritokracinë dhe transparencën. Do të jetë një provim në QSHA, si provimet e licencave, krejtësisht i automatizuar ku testi korrigjohet menjëherë.

Ku edhe rreziku i gabimit, edhe koha edhe shpenzimet e administrimit do të jetë më i ulët. Kjo do të pilotohet me programin mjekësi e përgjithshme që është program më i kërkuar dhe ndërkohë kemi qëllim ta shtrijmë edhe për provimet e tjera të maturës”, u shpreh Kushi.

Nga ana tjetër ajo u shpreh se këtë vit është marrë vendimi edhe për të shkurtuar kohën e praktikës mësimore për të diplomuarit për mësuesi, para se ata të marrin licencën për të ushtruar më pas profesionin. “Këtë vit kemi marrë vendim për të shkurtuar kohën e praktikës mësimore për të diplomuarit për mësuesi para se të shkojnë në marrjen e licencës, nga një vit në 3 muaj”, u shpreh ministrja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit