Home Sporti “FIFA The Bes...

“FIFA The Best”, të hënën vlerësohen më të mirët e futbollist në Paris

82
0

Çmimet “The Best” për lojtarët më të mirë të sezonit të fundit nxjerrin më të spikaturit. Ky eveniment është i rëndësishëm për lojtarët që vijnë nga sezone ku kanë qenë protagonist me ekipet e tyre respektive.

Çmimet më të mira të futbollit FIFA, që nisën në vitin 2016, paralajmëruan një epokë të re në kurorëzimin e figurave kryesore në futbollin botëror. Këtë vit fituesit e kategorive të ndryshme do të zbulohen në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më 27 shkurt në Paris.

Faqja zyrtare e FIFA-s zbulon emrat e finalistëve:

Trajneri më i mirë – Carlo Ancelotti, Pep Guardiola dhe Lionel Scaloni janë tre finalistët e çmimit The Best FIFA Men’s Coach 2022, të përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga trajnerë dhe kapiten të kombëtareve për meshkuj, ekipet, gazetarët dhe tifozë që votuan në faqen zyrtare të FIFA-s.

Lojtari më i mirë – 3 finalistët e nominuar për të pasuar Robert Lewndowski, si fitues i dy edicioneve të fundit janë: Karim Benzema, Kylian Mbappé dhe Lionel Messi.

Çmimi Puskás (Goli më i bukur) – Marcin Oleksy (Warta Poznan – Stal Rzeszoë),  Dimitri Payet (Olympique Marseille – PAOK),  Richarlison (Brazil – Serbi).

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit