Home Sporti Figo: Nëse Ro...

Figo: Nëse Ronaldo do të kalonte te City, do kishte probleme me tifozët!

52
0

Cristiano Ronaldo ishte shumë pranë një transferimi te Manchester City gjatë kësaj vere, por në fund zgjodhi që të ribashkohej me Manchester United. Një zgjedhje e zgjuar që është komentuar edhe nga Luis Figo. Ish-mesfushori ka eksperiencë të hidhur me transferimin te rivalët e Barcelonës, Real Madridin, duke patur urrejtjen e tifozëve blaugrana që e kërcënuan edhe me jetë.

“Personalisht mendoj se Manchester Unted ishte zgjedhja më e mirë për Cristianon, pasi është një vend që e njeh. Ai ka bërë historinë me këtë klub, fansat e duan dhe mendoj se është zgjedhja më e mirë për karrierën e tij.

Nëse do të shkonte në një ekip më kompetitivë, mendoj se do të kishte probleme me përqendrimin dhe me tifozët. Kjo ishte zgjedhja më e mirë për të pasur më pak probleme dhe për të shkruar historinë me United”, deklaroi Figo.

Ronaldo në fakt e ka nisur mjaft mirë aventurën me Djajtë e Kuq, duke shënuar 4 gola në 3 ndeshjet e para. /R.Lika-Koha Jone/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit