Home Euro 2020 Formacionet z...

Formacionet zyrtare të Zvicër-Spanjë, vetëm një shqiptar në fushë!

10
0

Pas pak minutash do të luhet çerekfinalja e parë e “Euro 2020” mes Zvicrës dhe Spanjës. Petkovic në mungesë të kapitenit Granit Xhaka i beson Zakaria-s në mesfushë. Pjesa tjetër e skuadrës nuk ka pësuar asnjë ndryshim me Freuler, që do të luajë në mesfushë. Shaqiri do të jetë në mbështetje të dyshes sulmuese Embolo dhe Seferovic.

As te Spanja nuk ka shumë ndryshime nga ndeshja e fundit. Spikat rikthimi i Jordi Albas titullar, ndërkohë që më pas nuk ka më ndryshime. Në sulm do të jenë Sarabia dhe Ferran Torres që do të mbështesin Alvaro Moratën. 10 gola në dy ndeshjet e fundit, janë një sinjal alarmi për Zvicrën dhe Sommer, që do të kërkojnë të shkruajnë historinë. /R.Lika-Koha Jone/

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit