Home Aktualitet “Bëri g...

“Bëri gol Brazili”, Taulant Balla sheh ndeshjen në Kuvend. Ina Zhupa: Ulni zërin!

847
0

Ndërkohë që vijonte seanca maratonë në Kuvend, ishte ndeshja Brazil-Serbi. Kjo situatë ka detyruar kreun e grupit socialit Taulant Balla, që të ndjekë ndeshjen në telefon.

Teksa në Kuvend ishte duke u diskutuar projekti i Portit të Durrësit, ai ishte duke parë ndeshjen dhe kjo shqetësuar deputetet demokrate Ina Zhupa. Kjo e fundit i tërhoqi vëmendjen që të ulte zërin pasi po e shqetësonte gjatë kohës që po fliste në Foltore.

“Zoti Balla ka mundësi që futbollit t’ia ulni pak zërin”, tha Ina Zhupa.

“Bëri gol Brazili”, dëgjohet të thotë nga vendi Balla.

Në sallë debatohej për Portin e Durrësit, ndërsa disa deputetë shikonin ndeshjen nga celulari.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit