Home Sporti FOTO/ Lot dhe...

FOTO/ Lot dhe përqafime, Luiz Diaz takon babain e tij për herë të parë pasi e liruan nga rrëmbimi

24
0

Ylli i Liverpoolit, Luis Díaz u ribashkua me babanë e tij, i cili u rrëmbye në Kolumbinë veriore nga një njësi e një grupi gueril në fund të tetorit dhe u lirua javën e kaluar.

Fotografitë e postuara në llogarinë e Federatës Kolumbiane të Futbollit në platformën X, kapën sulmuesin dhe babain e tij, Luis Manuel Díaz Jiménez, duke u përqafuar me njëri-tjetrin. Me mesazhin “Mirë se erdhe në shtëpi Luchooo”, federata njoftoi ardhjen e babait të Diaz në Barranquilla, ku kombëtarja kolumbiane do të luajë kundër Brazilit të enjten.

Pas rrëmbimit, forcat speciale u vendosën për të kërkuar për babanë e Diazit në një varg malesh që kalon Kolumbinë dhe Venezuelën. Policia ofroi një shpërblim prej 48 mijë dollarësh për informacionin që e çonte tek ai.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit