Home Aktualitet FOTOLAJM/ 41 ...

FOTOLAJM/ 41 ushtarë të KFOR-it janë plagosur në Zveçan, shkak dhuna nga serbët

167
0

Pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan. Operatori i Radios Evropa e Lirë, ka fotografuar disa prej tyre. 41 ushtarë të KFOR-it duke përshirë 11 italianë, mësohet se janë plagosur.

Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi. KFOR ndërhyri për t’i shpërndarë protestuesit në Zveçan, pasi i paralajmëroi që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.

Protestuesit kanë gjuajtur me sende të forta dhe kokteje molotovi në drejtim të pjesëtarëve të KFOR-it. Gaz lotsjellës, flakë dhe shtëllunga tymi kanë përfshirë zonën, ndërkohë që dëgjoheshin edhe sirena dhe shpërthim.

Mes të plagosurve ka edhe 11 ushtarë italiane, raportojnë mediat italiane, nga të cilët tre në gjendje të rëndë, por jo në rrezik për jetën, dhe kanë pësuar djegie dhe fraktura.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit